BEOGRAD,26 tetor 2013 –Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka pezulluar pjesëmarrjen në takimet rajonale ndërmjet Serbisë, Bonjës Hercegovinës dhe Turqisë sepse thekson se pret ndjesë nga Turqia për fjalimin e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan në Prizren. Fjalimin e Erdogan mbi Kosovën, presidenca serbe, e cilësoi si një skandal.
“Me të marrë funksionin e presidentit, vijova marrëdhënie të mira me Turqinë, të cilat i kishte vendosur paraardhësi, ish-presidenti i Serbisë. U angazhova që marrëdhëniet të shndërrohen në miqësi të sinqertë të dy popujve. Gjatë gjithë i kohës kam tërhequr vërejtjen presidentit të Turqisë se nuk është në rregull që zyrtarët turq kërkojnë nga shtetet tjera që ta njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Nikolic, thuhet në një komunikatë të presidencës serbe.
Agjenci te lajmeve kosovare bejne me dije se, Presidenti serb pretendon që kryeministri i Turqisë me fjalimin e tij në Prizren, në mënyrë të ashpër, ka shembur marrëdhëniet e mira miqësore, të ndërtuar deri më tani, pasi ai nuk ka respektuar sovranitetin e Serbisë, duke i bërë një revidim historisë. Sipas Nikolicit, idetë e Kemajl Ataturkut nuk janë më ide të udhëheqësisë së Turqisë.
“Pres që tek Turqia të fitojë arsyeja dhe që Turqia t’i kërkojë falje Serbisë për shkak të agresionit pa armë që kreu ndaj Serbisë. Deri atëherë, si president i Serbisë, unë ngrij pjesëmarrjen time në takimet rajonale të Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Turqisë, pasi ky nuk është takim i vendeve luftënxitëse, por shteteve demokratike, në të cilat arsyeja shtetërore udhëheq drejt paqes në Ballkan”, ka përfunduar presidenti serb.





