Ilhan Cavcav u lind më 4 tetor, 1935 në Hamamönü, Ankara. Babai i tij, prishtinasi Hashim, kishte 2 gra dhe 17 fëmijë. Ai zotëronte një fabrikë mielli në Mamak dhe një dyqan të vogël buke.
Ilhan la shkollën në moshën 14-vjeçare për të ndihmuar familjen dhe filloi të punojë me babanë e tij në mulli.
Në vitin 1960, krijoi biznesin e tij dhe në vitin 1969 hapi mullirin e parë më modern në Ankara. Por, dashuria dhe pasioni për futbollin, bëri që ai të jetë në kryesi të klubit të Ankarasë, Genclerbirligi.
Për shumë vite punoi si sekretar i ekipit, përkatësisht deri në vitin 1977 kur u zgjodh kryetar i klubit. Por, vetëm pas disa muajve u largua. Ndërsa, ai sërish u kthye pas katër viteve u rizgjodh kryetar i ekipit për të qëndruar deri më tani, pra 34 vjet.
Klubi gjatë kësaj kohe ka pasur më shumë trajnerë se sa tituj të fituar. Genclerbirligi ka fituar dy herë Kupën e Turqisë (1987, 2001), ndërsa finalist ka qenë edhe në tre raste tjera, transmeton Telegrafi.
Me shkarkimin e trajnerit Yilmaz Vural, i cili u emërua në postin e trajnerit para një jave, presidenti shqiptar i klubit të Genclerbirligi, Ilhan e Cavcav deri më tani ka arritur të shkarkojë 60 trajnerë gjatë karrierës së tij 37-vjeçare në krye të klubit nga kryeqyteti turk, Ankara. Gjegjësisht në krye të klubit turk kanë qenë 40 trajnerë të ndryshëm.
Shkarkimin e parë si president i klubit e ka bërë në vitin 1981, Teoman Yamanlar, ndërsa së fundi ka emëruar trajnerin e ri për herë të 61-të në histori të tij.
Talentin më të madh që e zbuloi gjatë presidencës së tij ishte nigeriani, Njitap Geremi, i cili më pas u transferua te gjiganti spanjoll, Real Madridi dhe ai anglez, Chelsea.
Cavcav aktualisht është edhe president i Shoqatës i kryetarëve të klubeve turke të futbollit dhe lotues i fuqishëm i çështjes së futbollit të Kosovës në pranimin në organizatat ndërkombëtare të futbollit, si FIFA dhe UEFA. /Telegrafi