Presidenti slloven, Borut Pahor, i cili ndodhet në Tiranë me ftesë të presidentit Meta për të marrë pjesë në Samitin e BRDO-Brijunit, ka shfrytëzuar orët e para të mëngjesit për të vrapuar nga Kodrat e Liqenit.

Ky fakt është konfirmuar nga vetë presidenti slloven përmes një postimi në Instagram, ku ndan me ndjekësit edhe bisedën me rojen shqiptare të sigurisë.

"Le të hyjmë në Tiranë. Në vend të drekës, vrapojmë. Por roja shqiptare e sigurisë është i veshur me kostum dhe po vrapon së bashku me ne. Unë i them: "Më falni zotëri, por ju do të vraponi 15 milje i veshur kështu?" Ai përgjigjet: "Nuk ka asnjë problem President, pasi unë jam i veshur sportiv, nuk kam një kravatë". Epo, pastaj atij i morëm një biçikletë. Tashmë po kthehemi në hotel dhe do ta pyes nëse gjithçka është në rregull. "Po, goxha vrapim", thotë ai.", shkruan presidenti slloven.