"Kërkese për një mbledhje të dytë. Të thërrasim edhe presidentin e Republikës, Ilir Metën. Nuk na intereson se sa herë ka pirë kafe ministri me presidentin, por na duhen komunikimet zyrtare", pasi deputeti i PD-së Tritan Shehu bëri këtë kërkesë në komision, ku ishte thirrur në një seancë dëgjimore ministri Ditmir Bushati., ka reaguar Presidenca.

Kjo e fundit i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së demokratëve, ndërsa pohoi se zoti Meta është gati të përgjigjet para deputetëve në Kuvend.

"Presidenti Ilir Meta është gati të shkojë në Parlament dhe të përgjigjet para deputetëve", thuhet në përgjigjen e Presidencës.