Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dje një intervistë për televizionin serb N1 Info ku ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ndikimit rus në Ballkan dhe situatës në Maqedoni.
Por, e veçanta e kësaj interviste është mënyra e bashkëbisedimit mes presidentit Thaçi dhe gazetares serbe Ivana Dragiçeviç.
Thaçi kishte zgjedhur që të përgjigjej vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa gazetarja bënte pyetje në gjuhën serbe dhe gjuhën angleze.
Në intervistën për N1 Info, ish-kryeministri i Kosovës deklaroi se “Kosova është Kosovë dhe Serbia është Serbi”. Thaçi tha se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë.