Pas intervistimit katër ditor nga Prokurorët e Speciales, Presidenti Hashim Thaçi do të kthehet sot në Republikën e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Thaçi njofton se sapo ka zbritur në Aeroportin e Rinasit, në Shqipëri, dhe është nisur drejt Kosovës ndërsa bën me dije se do të japë më shumë detaje nga deklaratat e tij në Hagë, ditën e nesërme.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë! HTH”, shkruan ai.