Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka konsideruar krijimin e Ushtrisë, nder, siguri dhe mirëqënie.
Presidenti Thaçi pas votimit në Kuvend për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, shkruan në Facebook, se kjo "është dhurata e mirë për festat e sivjetme të fundvitit."
POSTIMI I THAÇIT
Ushtria e Kosovës është nderi, siguria dhe mirëqenia e Republikës së Kosovës. Pas dy dekadash shumë të mundimshme, më në fund po e përmbyllim procesin e shtetndërtimit. Në Kuvendin e Kosovës, me shumicë absolute, përtej dallimeve politike, si rrallëherë të zgjedhurit e popullit miratuan pakon ligjore për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Si shoqëri dhe shtet e kemi dëshmuar se jemi të guximshëm, të përgjegjshëm dhe dimë të qëndrojmë të bashkuar për t’i mbrojtur interesat e popullit dhe shtetit tonë. Krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes është dhurata më e mirë për festat e sivjetme të fundvitit. HTH