Në Tiranë ka mbërritur Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i pritur nga homologu i tij Bujar Nishani.

Thaçi do të qëndrojë për dy ditë në Shqipëri, deri të martën.

Kreu i shtetit kosovar do të takohet me Nishanin, kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, si dhe me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, presidenti Thaçi pritet të vizitojë edhe familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli, si dhe të bëjë vizita të tjera nëpër monumente të ndryshme, jo vetëm në kryeqytet, por edhe në vende të tjera.

Vizita e tij nuk do ndalet vetëm me përfaqësues të politikës, pasi pritet të vizitojë edhe djemtë e kombëtares së Kosovës në Bushat, të cilët pas disa ditësh do të luajnë me kombëtaren kroate atje.

Axhenda:

Të hënën (3 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Në orën 10:30, dy presidentët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.
 
Në orën 11:00, presidenti Thaçi do të pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Në orën 13:30, do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta
 
Pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritero Agolli
 
Në orën 16:30, presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha
 
Të nesërmen (4 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të vendos kurore lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri”.

Në orën 09:30, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj
 
Pas këtij takimi, presidenti Thaçi do të vendos gjithashtu kurore lulesh edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë

Rreth orës 13:00, në Bushat të Shkodrës, presidenti Thaçi do t’i vizitojë futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po i bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë