Presidenti amerikan, Donald Trump pasi konfirmua pozitiv me koronavirus dhe u shtrua në Spitalin Ushtarak “Walter Reed” në Marlyland, filloi menjëherë trajtimin.

Mësohet se përveç se iu dha një koktej me antitrupa dhe remdesivir, mjekët zbuluan se gjithashtu mori dozën e parë të Dexamethasone.

Kjo e fundit është një kortikosteroid anti-inflamator, i lirë dhe i disponueshëm për të gjithë.

Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, dexamethasone nuk ndihmon ata që kanë simptoma të lehta të COVID-19, ose ata që nuk kanë nevojë për ndihmë në frymëmarrje. Ishte efektiv vetëm tek pacientët që kishin nevojë për oksigjen.

Kjo provë e madhe klinike përfshiu 2104 pacientë, të cilët u zgjodhën rastësisht në spital. Ata morën doza ditore prej 6 mg të barit (ose me gojë ose me venë) për 10 ditë. Një grup tjetër i zgjedhur rastësisht prej 4321 pacientëve morën kujdes shëndetësor rutinë për COVID-19.

Ndër ata që marrin kujdes normal, vdekshmëria pas 28 ditësh ishte më e larta në grupin e pacientëve që kishin nevojë për aparatin e frymëmarrjes (41 për qind), pak më e ulët tek ata që kishin nevojë për oksigjen (25 për qind) dhe më e ulëta midis atyre që nuk kishin nevojë për ndonjë kujdes të frymëmarrjes (13 për qind).

Bazuar në këto rezultate, autorët e studimit arritën në përfundimin se dexamethasone mund të parandalojë vdekjen e njërit prej tetë pacientëve që kanë problem me frymëmarrjen dhe një në njëzetepesë të atyre që marrin oksigjen.

“Ky është aktualisht ilaçi i vetëm që është treguar se ul ndjeshëm vdekshmërinë. Është një hap i madh përpara”, komentoi epidemiologu Peter Horby i Universitetit të Oksfordit.