Kur jemi të vegjël thurim ëndrra nga më të ndryshmet, të bëhemi të fortë si Batmani apo të bukura si Barbi, të bëhemi këngëtar apo mësues, dhe jo të gjithë arrijmë ti realizojmë ato.
Një 11-vjeçar në SHBA, kishte ëndërr që të pastronte lëndinën e Shtëpisë së Bardhë. Frank Giaccio i kishte shkruar një letër presidentit Donald Trump, ku i shprehte dëshirën e tij të madhe.
Dhe mrekullia ndodhi, presidenti Trump iu përgjigj pozitivisht letrës së Frankit të vogël, duke e ftuar për tu bërë kopshtar i oborrit të Shtëpisë së bardhë për një ditë.
’Punë e bukur, kjo është e ardhmja e Amerikës’, ka komentuar presidenti, i cili ka ndjekur nga afër punën e Frank për disa minuta.





