Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, “thyen heshtjen” lidhur me çështjen që i përket marrëdhënies së tij me aktoren porno Stormy Daniels, shkruan tgcom.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në bordin e avionit Air Force One, Trump afirmoi se nuk është në dijeni të 130 mijë dollarëve të paguar nga avokati i tij Michael Cohen aktores në bazën e një kontrate konfidencialiteti.
Është hera e parë që Trump i përgjigjet pyetjeve në lidhje me çështjen që ka të bëjë me aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, e cila insiston se ka patur lidhje me manjatin dhe se është paguar për të mbajtur “gojën mbyllur”.
Avokati personal i presidentit Trump, Michael Coehn, ka pranuar të ketë paguar nga xhepi i tij 130 mijë dollarët Stormy-t. Pyetjes së gazetarëve se ku mund t’i ketë marrë paratë avokati për të paguar aktoren, presidenti amerikan iu përgjigj “Nuk e di”.
Me pak fjalë, Trump nënvizon se pyetjet lidhur me çështjen i duhen drejtuar Cohen-it.