Presidenti Donald Trump, ka mbërritur në Las Vegas, për të ngushëllëlluar, qytetarët pas sulmit më të madh të ndodhur ndonjëherë në SHBA.

Presidenti dhe zonja e parë, Melania Trump, së bashku me sherifin, Joseph Lombardo kanë vizituar një spital lokal ku ndodheshin të lënduarit gjithashtu kishin planifikuar të vizitonin edhe familjarët e viktimave.

“Është trishtuese. Ne do t’i respektojmë dhe vizitojmë policinë që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, për një kohë shumë të shkurtër”, ka thënë Trump para gazetarëve.

Kjo është hera e parë që Trump po përballet drejtpërdrejtë me pasojat e të shtënave vdekjeprurëse në SHBA, që si pasojë kanë vrarë qindra persona në vitet e fundit.

Autori i tragjedisë, Stephen Paddock, 64-vjeçar, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të turmës, në një koncert në Las Vegas.