Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka mbërritur mbrëmjen e së hënës në Serbi për një vizitë dy ditore, ku u prit nga homologu serb Aleksandër Vucic.
Erdogan në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”, ka theksuar se Turqia dhe Serbia janë vendet kyçe për paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Nuk ka dyshim se bashkëpunimi është i pashmangshëm për shkak të pozitës gjeopolitike të të dyja vendeve. Sikurse Turqia, në mjedisin e saj gjeografik, është kyçe për paqen dhe stabilitetin, ashtu është edhe Serbia në Ballkan, me strukturën e saj shumë etnike, shumë kulturore dhe dinamike, në pozitën për të hapur rrugën në rajon. Kështu që, me qëllim të mbajtjes së stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në Ballkan dhe krejt Evropën, bashkëpunimi mes Turqisë dhe Serbisë është krucial”, është shprehur Erdogan.