Ministri i Punëve të jashtme Igli Hasani ka pritur ditën e sotme presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili mbërriti në Tiranë rreth orës 11:00.

Në një postim në rrjetin social X Hasi shkruan: Mirëserdhe në Tiranë President.

Sipas agjendës, ai pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Më pas ai do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime.