Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte janë takuar në kryeqytetin e Turisë, Ankara dhe fokusi i takimit të tyre ka qenë diskutimi për mënyrat e mundshme për t’i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.

Presidenca turke tha se gjatë takimit u diskutua se çfarë mund të bëhet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme.

Cili ka qenë roli i Turqisë në këtë konflikt?

Turqia në fillim të luftës në Ukrainë mori rolin e paqebërësit. Vendi ndërmjetësoi marrëveshjen e drithit të Detit të Zi në vitin 2022, e cila synonte të siguronte eksportin e sigurt të grurit ukrainas nëpërmjet detit, ku Rusia kontrollon korsitë detare të Ukrainës.

Dhe në të njëjtin vit, Erdogan ftoi gjithashtu Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelensky në Turqi për të pasur një diskutim së bashku,  por kjo nuk ndodhi.

Këtë muaj, Erdogan thuhet se propozoi një plan paqeje për Ukrainën, i cili u refuzua nga Kremlini.