E çuditshme dhe e padëgjuar, por presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro u ka kërkuar grave të ndalojnë përdorimin e tharëseve të flokëve për të kursyer energjinë.

Maduro u ka rekomanduar vajzave të përdorin tharësen e flokëve vetëm në raste speciale. “Gjithmonë kam menduar se pamja natyrale e flokëve është më e mirë”, ka thënë ai.

Përmes një dekreti, Maduro ka urdhëruar që edhe e premtja të jetë pushim për dy muaj për të kufizuar përdorimin e energjisë elektrike. Ai u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të përdorin me kursim energjinë elektrikë duke përfshirë këtu dhe ajrin e kondicionuar.

Gjithashtu ai ka bërë thirrje që të përdoren sa më pak pajisjet elektrike, madje dhe rrobat të mos i thajnë në lavatriçe, por t’i nxjerrin në diell.