Avokati personal i Donald Trump, Michael Cohen, është paguar në mënyrë të fshehtë me 400.000 dollarë për të rregulluar një takim mes Presidentit ukrainas dhe atij amerikan, vitin e kaluar.

Sipas burimeve të BBC në Kiev, pagesa është bërë nga ndërmjetës të udhëheqësit Petro Poroshenko. Takimi u zhvillua në qershor të vitit 2017.

Burime ukrainase thanë se Cohen u pagua sepse lobistët ukrainas dhe ambasada në Uashington donin më shumë sesa një foto të Poroshenkos me Trumpin. Donin diçka që mund të shitej si “bisedime”. Nuk ka të dhëna që Trump ka dijeni për pagesën.