16nëntor 2015 – Tre muaj do të zgjasë gjendja e jashtëzakonshme në Francë, pas sulmeve të ndodhura mbrëmjen e 13 nëntorit. Presidenti francez, Fransua Hollond, po mban një fjalim të fortë në parlament. Ai deklaron se lufta në Siri do të jetë akoma më e fuqishme, sidomos pas ngjarjeve që shkaktuan 129 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. “Të gjitha shtetet janë në rrezik. Duhet të bëhemi bashkë kundër ISIS. Nevojitet një koalicion dhe organizim më i madh. Ndër viktimat e së premtes janë shtetas nga 19 shtete”, tha presidenti.
/portali DurresLajm/