Bashkimi Evropian  nënvlerësoi ndërlikimet e mundshme dhe vonesat në prodhimin e vaksinave. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pranoi dështimet në procesin e sigurimit të shperndarjes.

Ne nje intervistë, presidentja e komisionit theksoi se ata ishin fokusuar më shumë në prodhimin e vaksinës duke nënvlerësuar problemaikat që mund të shkaktojnë vonesa.

“Ne jemi përqendruar shumë në çështjen nëse do të ketë një vaksinë, domethënë zhvillimin e saj.Ne duhet t’u kishim thënë njerëzve që gjërat po ecin përpara, por ngadalë, dhe se do të ketë probleme dhe vonesa me këto procedura krejtësisht të reja. Por ne i nënvlerësuam ndërlikimet që mund të lindin ”- tha ajo.

Ursula von der Leyen mbrojti gjithashtu programin e përbashkët të shpërndarjes, duke thënë se qëllimi ishte të shmangte konkurrencën midis 27 vendeve anëtare, edhe nese kjo do të thoshte se procesi do te ishte më i ngadalë.