Një korridor detar i ndihmave në Gazë mund të nisë së funksionuari këtë fundjavë, me një dërgesë testuese që do të niset nga Qipro sa më herët të premten, ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Njoftimi i saj vjen pak pasi presidenti amerikan, Joe Biden, bëri të ditur se ushtria amerikane do të ndërtojë një port të përkohshëm për ndihma në Gazë, raportoi BBC.
Kombet e Bashkuara thonë se një e katërta e popullsisë në Gazë është në prag të urisë, derisa fëmijët po vdesin si pasojë e kequshqyerjes .
Izraeli e mohon se po i pengon ndihmat, dhe ka akuzuar organizatat se po dështojnë që t’i shpërndajnë ato.
Duke folur nga Qipro, von der Leyen ka thënë se Gaza po “përballet me katastrofë humanitare” dhe se korridori detar do të mundësonte dërgimin e sasive të mëdha të ndihmave atje”.
Dërgesa pilot e ndihmave do të bëhej në koordinim me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Organizata Botëror