Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është diagnostikuar me “pneumoni të rëndë” dhe për pasojë ka anuluar angazhimet e saj për dy javët e ardhshme, njoftoi zyra e saj të premten.
Zëdhënësi Stefan De Keersmaeker deklaroi se takimet e planifikuara të von der Leyen ishin anulluar, duke përfshirë një fjalim që ajo do të mbante në Lisbonë, si dhe një vizitë në Poloni për fillimin e Presidencës polake të Këshillit Evropian, i cili së fundmi ka marrë rotacionin e BE-së së Presidencës për bllokun prej 27 anëtarësh.
“Ajo është diagnostikuar me pneumoni të rëndë,” – tha De Keersmaeker në një deklaratë, megjithëse ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi gjendjen e saj ose shkakun e sëmundjes së saj.
Në moshën 66-vjeçare, von der Leyen sapo kishte nisur mandatin e saj të dytë pesëvjeçar në krye të organit të fuqishëm ekzekutiv të BE-së.