Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, ka reaguar pas njoftimit zyrtar të presidentit rus Vladimir Putin për aneksimin e gati një të pestës së territorit të Ukrainës.

Metsola përmes një postimi në Twitter” tha se Bashkimi Europian nuk e njeh referendumin e rremë të Rusisë dhe aneksimin e paligjshëm të Kremlinit. Në të njëjtën kohë, presidentja e Parlamentit Evropian shprehu mbështetjen për Ukrainën.

Ne nuk i njohim referendumet e rreme të Rusisë. Ne nuk e njohim aneksimin e paligjshëm të Kremlinit. Ne jemi me Ukrainën”– shkruan Metsola.