Presidentja sllovene Nataša Pirc Musar po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë me ftesën të Begajt.
Sipas agjendës së publikuar nga Presidenca, në orën 10:00 zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e cila pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Presidenti Begaj dhe Presidentja sllovene, Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.