Presidentja e Top Medias, Vjollca Hoxha feston sot ditëlindjen. Vajzat e saj, Sara dhe Lori e kanë uruar publikisht në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
“Në qoftë se ka ndonjë njeri që unë dëshiroj gjithë lumturinë, ajo je ti. Më mësove si të gjej fuqinë tek vetja dhe të dua jetën pavarësisht goditjeve. Vetëm sot kuptoj sakrificat e tua. Nëse një ditë do jem sa gjysma e mamit që je ti, do më bënte të lumtur! Të dua, edhe 100 vazhdo të luftosh mama!” shkruan Sara krahas fotos së nënës së saj.
Ndërsa ky është urimi i Lorit:
“Drita e syve të mi! Ata që të njohin si unë e dinë që bota ka shumë pak njerëz si ti; me zemrën të madhe, me këmbë ne tokë e me kokën larte gjithmonë. Qofsh e bekuar aq sa je e bukur. Gëzuar ditëlindjen Ma!”
Lori dhe Sara kanë organizuar për të ëmën një mbrëmje gjigande ku kanë festuar bashkë me familjen dhe miqtë e tyre të afërt.