Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shqipëri, Vjosa Osmani është duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Lajmi është bërë i ditur nga një postim i kryeministrit në llogarinë e tij në “Facebook”, teksa shkruan:

“Kryeministria – Me Presidenten në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.”

Kujtojmë që ditën e djeshme Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin Meta teksa kanë prekur çështje të ndryshme diskutimi.

Ndërsa në mesditën e sotme, Osmani ka mbajtur një fjalim ne Kuvendin e Shqipërisë, gjatë seancës plenare.