Presidentja Vjosa Osmani ka nisur takimin me partitë politike, pak orë pasi shpërndahu Kuvendin dhe shpalli zgjedhjet e reja në Kosovë. Mësohet se kryeminstri dhe Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka bojkotuar mbledhjen.
Lëvizja Vetëvendosje do të dërgojë në kushtetuese dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Parlamentit. Bëhet me dije se të pranishëm në takim nuk janë as partitë e vogla që janë në koalicion me Vetëvendosjen. Ndërkohë në mbledhje janë, Bedri Hamza, kryetar i PDK, Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK, Ramush Haradinaj, kryetar i AAK dhe partitë e tjera opozitare të vogla.





