Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vijon vizitën e saj zyrtare në Shqipëri.
Sipas axhendës, Presidentët Begaj dhe Osmani do të marrin pjesë në një aktivitet të përbashkët me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave, ku dhe pritet të japin deklaratë.
Vizita zyrtare e Presidentes Osmani do të vijojë me ceremoninë e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri”.
Përveç kryeqytetit, Presidentja Osmani do të vizitojë Beratin dhe Durrësin në kuadër të ditës së dytë të vizitës zyrtare në Shqipëri.
Axhenda e plotë e ditës së dytë të vizitës zyrtare të Presidentes Osmani në Shqipëri:
5 Shtator:
Ora 09:00 – 09:20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave. Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin deklaratë.
Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkisë, Andi Seferi dhe Komandantit të Gardes se Republikës, Gramos Sako.
Nisja për në Berat:
Ora 11:15-11:30 – Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo.
11:30-11:45 – Ceremonia e dhënies së Titullit ‘’ Patron i Kalasë’’ ( Anglisht ‘’Patron of the Castle’’).
Nisja për në Durrës:
Ora 16:50-17:15 – Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, Emiriana Sako.
Ora 17:30 – Vizitë në pikën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.