Presidentja Vjosa Osmani, ditën e djeshme iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal. Sipas mediave vendase mësohet se presidentja hoqi tëmthin.

Ndërkohë, ditën e sotme bëhet me dije se Osmani ende nuk ka lënë ambientet e spitalit.

Deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e presidentes pasi nuk ka ardhur asnjë reagim as nga Presidenca dhe as nga spitali.

Osmani i ka kaluar përgjegjësinë deri kur të rikthehet në detyrë, Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Osmani ishte operuar edhe më parë kur kishte ngushtuar somakun, por atëherë nuk kishte njoftuar mediat dhe as nuk kishte deleguar kompetencat.

Operacionin e kishte kryer në Turqi ndërsa këtë të fundit në një spital privat në Kosovë.