Presidentja Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur t’a zhvillojë raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit, për shkak te mungesës së kuorumit.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kërkoi në mbrëmjen e të enjtes interpretim nga Gjykata Kushtetuese.
“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit. Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu”, njoftoi kryeparlamentarja.
Për zgjedhjen e presidentit duhet 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Unë nuk kam marr asnjë njoftim se pse mungojnë deputetët. Kërkoj nga deputetet e kuvendit që nuk janë të pranishëm të vijnë në sallë”, u shpreh Haxhiu.





