Raiffeisen Bank prej më shumë se 45 ditësh ka bllokuar hapjen e procedurave për strehimin me kredi të butë në rang kombëtar. 759 familje kanë mbetur në Durrës duke u sorrollatur ditë për ditë nga kjo bankë e nivelit të dytë.
Në datën 11 Mars të këtij viti, Këshilli Bashkiak i i Durrësit miratoi jo pa debate një prej projektvendimeve me efekt social shumë të madh në komunitet. Me votat e PS dhe të LSI-së, u miratua projektvendimi i paraqitur nga Bashkia për miratimin e familjeve përfituese të strehimit me kredi të butë. 759 familje kishin plotësuar dokumentacionin e kërkuar nga zyra e strehimit në bashki. Pa asnjë ndryshim e gjithë lista ju paraqit këshillit, i cili i hapi dritën jeshile. Bashkia e Durrësit ksihte përcaktuar fondin prej 100 milionë lekësh të reja për të mbështetur këtë program social. Sipas përfaqësuesve të bashkisë është banka ajo që më pas, në bazë të pikëzimit dhe kritereve të përcaktuara do të përzgjedhë familjet fituese. Si kriter e kusht parësor bankat në rastin konkret kanë të ardhurat e çdo familjeje dhe mundësinë që ato të paguajnë këstet.
Ketu qendron edhe ngërçi. Jo qe banka nuk ka hapur procedurat, por as bashkia e Durresit nuk ka derguar akoma ne filialin e bankës listen me emrat perfitues te kredise se bute. Zyrtarisht, ne bashkine e Durresit bene me dije se vetem fundjavën e kaluar eshte lidhur kontrata mes bashkise dhe bankes dhe gjate kesaj jave pritet qe lista me emrat t'i dergohet filialit te bankes, qe kjo e funidt ta kaloje ne degen qendrore ne Tirane.
Zyrtaret e bashkise apo ata qe jane te punesuar per te bere kete pune nuk i "vret kepuca", sepse do t'i kishin kryer procedurat ne kohe, nese do te behej fjale per t'u pajisur me banesa per veten e tyre. Ne banke, qytetaret halexhinj qendrojne ne rradhe per informacionin qe u nevojitet, ndersa as banka dhe as bashkia nuk japin shpjegim.
Por këtë vit ka ndodhur çudia e madhe. Jo pse fituese nga konkursi është shpallur për herë të parë Raiffeisen Bank, por sepse kanë kaluar më shumë se 45 ditë dhe kjo bankë e nivelit të dytë nuk hap procedurat për përfituesit, të cilat në rastin konkret për çdo javë mbetën në bankë me shpresë se do të fillojnë të kryejnë procedurat e nevojshme dhe të bëhen me shtëpi.
Për vite me radhë ka qënë Banka Tregtare, ajo që jepte këtë shërbim për qytetarët.
Por qytetarët e Durrësit ashtu si në të gjithë Shqipërinë nuk e dinë se çfarë po ndodh realisht dhe përse Banka Raiffeisen nuk i ka hapur procedurat.
Ata i drejtohen çdo javë bankës dhe zyra e informacionit prej mesit të muajit Mars dhe marrin të njëjtën përgjigje: Banka nuk ka hapur procedurat, dilni njëherë pas një jave.
Por cfarë e pengon bankën të hapë procedurat? Ku është faji i qytetarëve që duhet të presin kaq gjatë se banka nuk është gati të hapë procedurat? Pse duhet të sorrollaten qytetarët, në këtë mënyrë? Banka a i fal qoftë edhe një ditë të vetme qytetarit kohën për dorëzimin e kredisë?
Kuptohet që Banka ka problemet e veta se pak javë më parë grabitësit i morën shuma të konsiderueshme në Rinas, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të hapin procedurat në kohë e brenda afatit. Në bashki mësuam se pas miratimit në Këshillin Bashkiak projektvendimi u miratua nga prefekti dhe nuk kishte më pengesa për të nisur procedurat.
DurrësLajm më poshtë po ju sjell të gjitha procedurat e ndjekura nga bashkia për këtë qëllim.
Në 30 Janar të 2019, Bashkia e Durrësit shpalli thirrjen për të gjitha bankat e nivelit të dytë të paraqesin propozimet e tyre për ofrimin e kredive me kushte lehtësuese për blerjen e apartamenteve të banimit me qëllim strehimin e familjeve në nevojë. Afati i dorëzimit tw ofertave ishte deri në 11 Shkurt dhe pesë ditë më pas komisioni i vlerësimit duhet të shpallte fituesin.
Shpallja
Publikuar: 30 Janar 2019
Bashkia Durrës në kuadër të Programit social për strehimin shpall thirrjen për të gjitha Bankat e Nivelit të dytë të paraqesin propozimet e tyre për ofrimin e kredive me kushte lehtësuese për blerjen e apartamenteve të banimit me qëllim strehimin e familjeve dhe individëve të cilët nuk janë në gjendje ekonomike dhe sociale të përballojnë tregun e lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore.
Masa e subvencionit të interesave të kredisë për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga ky program, do të jetë e barabartë me diferencën që rezulton midis interesit vjetor të kredisë në tregun e lirë sipas marrëveshjes së nënshkruar me bankën me interesin prej 3% (i pandryshuar gjatë gjithë periudhës së shlyerjes së kredisë) që paguan familja mbi principalin e kredisë.
Financimi i programit është në shumën 10.000.000 (dhjetëmilion) lekë i vënë në dispozicion Bashkia Durrës me anë të VKB nr. 469 datë 23.12.2017 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Durrës për vitin 2018 si dhe projektbuxhetin afatmesëm të Bashkisë Durrës për vitet 2018-2020” i ndryshuar.
Fondi i vënë në dispozicion është funksion i:
• Numrit të përfituesve në total për çdo tipologji banese.
• Normës së interesit të kredisë.
• Periudhës së shlyerjes së kredisë.
Bazuar në germën b të pikes 1.1 të Nenit 9, ne pikën 1 të Nenit 24 si dhe në gërmën k të Nenit 54 të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”, në Nenin 47, 67 dhe neni 73 i Ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social” VKB nr. 469 datë 23.12.2017 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Durrës për vitin 2018 si dhe projektbuxhetin afatmesëm të Bashkisë Durrës për vitet 2018-2020” i ndryshuar grupi i punës vendosi te përcaktojë kriteret mbi bazën e të cilave do të bëhet kualifikimi i bankave të nivelit të dytë si dhe kriteret e përcaktimit të ofertës fituese.
Kriteret kualifikuese që duhet të plotësojë secila nga Bankat për t’u perzgjedhur fituese përcaktohen si më poshtë:
1. Raporti i borxhit ndaj të ardhurave në përqindje
Banka që do të përzgjidhet fituese të ketë indikator duhet ta ketë minimumi 50%. Ky indikator matet si raport i totalit të kësteve mujore që do të paguajë individi mbi të ardhurat e tij. Raporti i borxhit ndaj të ardhurave neto në përqindje duke konsideruar si shpenzim jetik eshtë e barabartë me 50%.
2. Numri i rrjetit të degëve në territorin e Durrësit
Banka që të përzgjidhet fituese duhet të ketë minimumi 4 degë në territorin e Durrësit..Numri i rrjetit të degëve në territorin e qytetit të Durrësit krijon mundësi për ti shërbyer kategorisë së individëve të kualifikuar si përfitues për kreditë e buta sipas kritereve të përcaktuara nga Bashkia Durrës si dhe mundëson shërbimin ndaj të përzgjedhurve sa më pranë njësisë së tyre administrative (vërtetuar me dokumentacionin përkatës)
3. Numri i klienteve të bankës
Banka që do përzgjidhet fituese duhet të ketë minimalisht 150.000 (njëqind e pesëdhjetëmijë) klientë. Duke patur parasysh faktin që bankat punojnë në kredidhënie kryesisht me klientë të cilët kanë historik marrëdhënie me bankën, dhe marrin dhe preçedence, sygjerohet që të jete një numër sa më i madh klientësh në mënyrë që të ketë një bazë të gjërë përfshirje të përfituesve të mundshëm të këtij programi, dhe mos hasin në vështirësi për miratimin e kredisë nga ana e bankës. Është në interesin dhe të Bashkisë Durrës që banka te ketë nje bazë të madhe klientele dhe mund të operojë dhe bashkëveproje si me klientët ashtu dhe me Bashkinë Durrës.
4. Numri i pagamarrësve të bankës
Banka që të përzgjidhet fituese duhet të ketë minimumi 50.000 pagamarrës. Kreditimi i pagës si një e ardhur fikse mujore lehtëson dhe shmang vonesat për shlyerjen e kredive për ato individë që do të jenë pjesë e skemës dhe paga e tyre kanalizohet nëpërmjet bankës.
5. Kryerja e veprimeve bankare on-line
Banka që do të perzgjidhet si fituese duhet të ketë domosdoshmërisht kryerjen e veprimeve bankare on-line pasi me anë të platformës on-line klientët mund të kryejnë pagesa, paguajnë këstet e kredive dhe kanë akses në llogaritë e tyre në çdo moment.
6. Akses dhe informacion i bankës në tregun real estate
Banka duhet të ketë akses dhe informacion për tregun e real estate pra të ketë mundësinë e ofrimit të informacioneve shtesë nga ana e bankës së përzgjedhur lidhur me tregun e pasurive të paluajtëshme për ti ardhur në ndihmë klientëve që janë në kërkim të një banese.
7. Ofrimi i shërbimeve jashtë orarit zyrtar
Ofrimi i sherbimeve bankare në një afat kohor më të gjerë, mundesi për kryerjen e veprimeve të të ndryshme jashtë orarit zyrtar të bankave. (i.e. Orari i zgjatur, ose veprime gjatë në fundjavës).
Kriteret sa më sipër cituar do të plotësohen me ane të deklaratave të firmosura nga përfaqësuesit ligjor të bankës ose personit/personave të autorizuar.
8. Bashkia Durrës rezervon të drejtën të verifikojë dhe kontrollojë në çdo kohë vërtetësinë e deklaratave të lëshuara nga bankat pikat 1-8 (Deklaratë nga Përfaqësuesi ligjor apo personi i autorizuar)
9. Dokumentacionin kualifikues që kërkohet për këtë proçedurë për përzgjedhjen e bankës së nivelit të dytë është si më poshtë:
a. Ekstrakt QKB, i tre muajve të fundit.
b. Vërtetim nga dega rajonale e Tatimeve për shlyerjen e detyrimeve tatimore për vitin 2018
Dokumentacioni i kërkuar në pikën 9 kërkohet për të gjithë degët e secilës bankë të nivelit të dytë të ndodhur në territorin e Bashkisë Durrës, në rast të kundërt nuk do të konsiderohet i vlefshëm për vlerësim (dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose i njehsuar me origjinalin).
Kriteret e përcaktimit të ofertës fituese pas plotësimit të dokumentacionit kualifikues (pika 1-9) të bankave janë:
1. Interesi që do të ofrohet nga bankat e nivelit të dytë për kreditë e buta (interesi që do të ofrohet duhet të jetë sa më i ulët).
2. Afati më i gjatë i ripagimit të kredisë përkthehet në këste me te ulëta mujore, duke rritur mundësinë e kredimarrësve për përballimin e shlyerjes së kredisë.
Këto kritere do të vlerësohen si më poshtë:
Nr
Kriteret
Pikët
1
Interesi në përqindje i kredisë ne lek.
70
2
Afati i ripagimit të kredisë
30
Subjektet renditen sipas pikëve të fituara, renditje e cila pasqyrohet në proces verbalin e shqytimit, i cili përmban të gjithë subjektet sipas radhës:
– subjekti në vend të parë,
– subjekti në vend të dytë, e kështu me radhë, sipas pikëve,
– subjektet që nuk plotësojnë kriteret apo paraqesin dokumentacion të parregullt
Kjo proçedurë do të zhvillohet në një fazë të vetme. Në rastin kur banka që oferton nuk plotëson dokumentacionin nga pika 1-9 komisioni i vlerësimit nuk do të vijojë vlerësimin e “Interesit në përqindje të kredisë në lek” dhe “Afatit të ripagimit të kredisë”, pra banka ofertuese do të skualifikohet.
Procesverbali i mbajtur nga Komisioni vlerësues i paraqitet Kryetarit të Bashkisë për miratimin e vendimit të marrë dhe përcjelljen e tij Drejtorisë Ligjorë për vazhdimin e procedurave të nevojshme për lidhjen e kontratës me bankën fituese.
Shënim
Në rast se subjektet kanë pretendime, atëherë atij i lind e drejta e ankesës me shkrim sipas legjislacionit në fuqi.
Autoriteti kompetent shqyrton ankimimin e subjektit dhe del me një vendim brenda 7 ditëve nga data e depozitimit të ankimimit. Vendimi i organit më te lartë administrativ është përfundimtar dhe i formës së prerë.
Afati për dorëzimin e ofertave pranë protokollit të Bashkisë Durrës është deri më datë 11.02.2019
Komisioni i vlerësimit ka afat pesë ditë për vlerësimin e propozimeve të bankave të nivelit të dytë, të cilat do ti përcillen nga zyra e protokollit.
Por konkurenca midis bankave të nivelit të dytë, asaj që u shpall fituese, BKT-së që ka një eksperiencë dhe traditë dhe një tjetër bankë me kapital 100% shqiptar, bëri që fituesi të ankimohej dhe për pasojë procedura u zhvillua sërish në muajin shkurt e Mars, pasi asnjë prej konkurentëve nuk pajtohej me daljen jashtë.
Më në fund Komisioni i Vlerësimit në bashkinë e Durrësit shpalli në 25 Mars 2019 fituesin.
Njoftim fituesi për proçedurën e konkursit me objekt "Për përzgjedhjen e bankës që do të kreditojë familjet që përfitojnë nga programi i kreditimit me kushte lehtësuese në Bashkinë Durrës"
RAIFFEISEN BANK
Lagja nr.1 Rruga “Taulantia”
Durrës
Lidhur me zhvillimin e konkursit me objekt: “Për përzgjedhjen e bankës që do të kreditojë familjet që përfitojnë nga programi i kreditimit me kushte lehtësuese në Bashkinë Durrës” zhvilluar me datë 11.02.2019 në të cilën subjekti RAIFFEISEN BANK ka qënë pjesëmarrës, njoftojmë se kjo bankë ka përmbushur kërkesat për kualifikim të kërkuara në dokumentat e konkursit dhe është vlerësuar me më shumë pikë se kandidati tjetër, dhe kështu RAIFFEISEN BANK është shpallur fitues.
K.H.





