2500 deri në 3000 persona ka organizuar dega e PD-së së Durrësit për protestën e sotme në Tiranë. 10 mijë mendohet që do të jenë të pranishëm nga Durrësi. Kështu pohoi nënkryetari i PD-së së Durrësit Ardian Muka, i cili theksoi se pushteti ka ushtruar mjaft presion mbi qytetarët durrsakë për të mos marrë pjesë në protestë.
Shoferëve të autobusëve iu është kërkuaar që të mos vihen në dispozicion të PD-së. Ata janë kërcënuar me heqje licence apo edhe bllokim nga ana e policisë së qarkullimit.
PD vuri në dispozicion 10 autobusë për protestuesit, ndërsa qytetarët e tjerë janë nisur me automjetet e tyre private.
Ndjekim deklaratën:
K.H.





