Një shpërthim me sasi lënde plasëse artizanale në një panel diellor ka ndodhur dje në Krastë të fshatit Halil, Fushë-Krujë.
Policia ka arrestuar rojën pranë vendit ku ndodhi shpërthimi, 35-vjeçarin Arben Tali, banues në Fushë-Krujë, pasi dyshohet se qëndron ai prapa kësaj ngjarjeje
“Në momentin që ka ndodhur shpërthimi Arben Tali ka qenë roje pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.
Gjithashtu, nga veprimet e imtësishme hetimore dyshohet se lëndën plasëse mund ta ketë vendosur vetë shtetasi i mësipërm, në shenjë presioni për shpërblim nga ana e pronarit të panelit diellor”, sqaron policia e Durrësit.
Nga ky rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se i arrestuari është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.





