Drejtori i Përgjithshëm i Postës, Majlind Lazimi, është shkarkuar ditën e sotme. Vendimi ka ardhur nga Task-Forca e ngritur me vendim qeverie.
Lazimi akuzohet se ka marrë pjesë në fushatë dhe u ka bërë presion punonjësve të bëjnë të njëjtën gjë dhe të votojnë subjektin politik ku ai militon.
Lazimi ka marrë pjesë në fushatën e LSI-së sipas gjetjeve të Taks-Forcës.





