Pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian me shumë gjasa do të ketë edhe ndërmjetësues të ri për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani ka theksuar se vetë ndërmjetësesi aktual i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ia ka thënë këtë.
“Në procesin e dialogut janë disa muaj vendimtarë sepse në maj janë zgjedhjet në BE, pas zgjedhjeve në BE do të kemi komisionerë të rinj, zyrtarë të rinj, që do ta marrin përsipër procesin e dialogut. Sipas të gjitha gjasave edhe ndërmjetësues të ri, nga ajo që më është thënë nga Lajçak, i cili e ka mandatin deri diku në gusht”, ka thënë ajo.
E sa i përket procesit të dialogut, Osmani ka ripërsëritur se duhen bindur partnerët ndërkombëtarë se Kosova nuk i ikë obligimeve, e se presioni duhet të bëhet në Beograd.