Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, pritet të japë dorëheqjen, raportojne  media prestigjioze, CBC, Bloomberg dhe CNN.

Ai pritet ta njoftojë dorëheqjen përmes një deklarate për shtyp dhe se do të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet pasardhësi i tij.

Trudeau ka qenë nën presion në rritje për të dhënë dorëheqjen, duke përfshirë edhe grupin e tij, pas sondazheve që e nxjerrin si humbës te mbeshtetjes se qytetareve.

Kanë qenë deputetë te disa grupe parlamentare, përfshirë Atlantic Canada, Quebec dhe Ontario, që kanë kërkuar që ai të largohet që para pushimeve të festave.

E ardhmja e tij politike u vu në pikëpyetje kur Chrystia Freeland, e konsideruar prej kohësh si “togerja” e tij më e lartë, dha dorëheqjen si Ministre e Financave dhe zëvendëskryeministre muajin e kaluar, ditën që ajo ishte planifikuar të paraqiste deklaratën ekonomike të vjeshtës.

Trudeau është lideri i Partisë Liberale prej 11 vjetesh dhe kryeministër për nëntë vjet. Ai po përballej me një sërë krizash në rritje, nga kërcënimet tarifore të Donald Trump deri te dorëheqja e aleatëve kryesorë, po ashtu dhe sondazhet jo te mira të opinionit.

Largimi do ta linte Partinë Liberale pa një udhëheqës të përhershëm përpara zgjedhjeve të përgjithshme, ku sondazhet tregojnë se ajo është e vendosur të humbasë përballë Partisë Konservatore ne opozitë, e udhëhequr nga Pierre Poilievre. Zgjedhjet duhet të mbahen në ose para 20 tetorit, por mund të zhvillohen përpara.

Trudeau u zgjodh tre herë, së fundmi në vitin 2021, kur ai mbeti në pushtet, por humbi shumicën e tij qeverisëse. Që atëherë, Partia Konservatore, e udhëhequr nga Pierre Poilievre, ka krijuar një avantazh mbi Partinë Liberale prej më shumë se 20% në mesataret e sondazheve kombëtare.