Aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj i cili po zhvillon karrierën e tij në Turqi, ka tëherqur vëmendjen e prestigjiozes gjermane "Glamour Germany".

Xheliaj aktualisht është bërë pjesë e disa telenovelave turke ndërsa më parë ka luajtur në një film gjerman të titulluar "Winnetou", ku iu dha roli i rëndësishëm.

“Nik Xhelilaj është bërë i njohur në 2016-ën për publikun gjerman gjatë xhirimeve të trilogjisë ‘Winnetou’. Ai ka rrëfyer se profesori i tij në kolegj i ka mësuar se për t’u bërë i njohur në Gjermani për publikun vendas duhet të punosh shumë fort. Sipas tij publiku duhet të ketë respekt për ty dhe më pas ai do të të adhurojë. Ky është mentaliteti që kanë gjermanët dhe Nik e pëlqen shumë, pasi këtu nuk bëhesh i njohur lehtë”,-shkruhet në artikullin dedikuar aktorit, i cili e ka postuar në InstaStory.