Eugent Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Mall”. Mesa shihet, suksesi i tij i pritshëm në këtë kompeticion tejkalon kufijtë e vendit.

Prestigjiozja “The Sun” i ka dedikuar një shkrim këngëtarit shqiptar duke e nisur me pyetjen:

“Në edicionin e këtij viti të festivalit europian, Shqipëria do të shpresojë të sigurojë fitoren me këngëtarin Eugent Bushpepa, por a do t’ia dalë?”

Tabloidi vijon më tej duke treguar mbi jetën dhe aktivitetin artistik të këngëtarit.

Eugent Bushpepa, i njohur si Genti, lindi në Rrëshen në 2 korrik të vitit 1984. Ai nisi të këndonte në moshë të re dhe në vitin 2006 iu bashkua një programi “Talk show” si këngëtar. 

Që atëherë, Eugenti ka qenë pjesë e skenës muzikore, duke u bërë një prej këngëtarëve më popullorë në vend. Ai u shpall fitues i edicionit të 56 të këngës në Shqipëri, nga një juri profesionale duke mundur një sërë këngëtarësh të tjerë të suksesshëm.”