Moderatorja Luana Vjollca ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Express Rozë”. E nuk kishte se si ajo të mos fliste në studio rreth shtatzënisë së mundshme, që ka pushtuar mediat online kohët e fundit.

E pyetur nga gazetarja nëse pret djalë apo vajzë, Luana ka treguar se ka vetëm tul. Ajo ka shpjeguar se është shëndoshur pasi ha shumë dhe si pasojë ka arritur peshën 66 kilogramë.

Ndër të tjera moderatorja seksi ka komentuar edhe një tjetër lajm të publikuar pak ditë më parë ku thuhej edhe se sa e kishin rrogën Luana dhe Marina. Ajo u shpreh se lajmi është tërësisht i pavartëtë dhe mjerë ata që i besojnë informacione të tilla…