SHBA, 8 prill 2013– Ndonëse vijojnë hetimet për 34 vjeçarin Kevin Jones, i akuzuar për abuzim seksual me vajzën 14 vjeçare të mikut të tij më të mirë, ai nuk ka pranuar asgjë.

Trajner në shkollën e së miturës në Epic Academy Charter High School të Chicago, Jones, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 14 vjeçaren, e cila ishte vajza e mikut të tij të ngushtë.

Ngjarja në fjalë u denoncua nga motra e vajzës e cila zbuloi veprimet e 34 vjeçarit dhe e denoncoi, pasi përmes mesazheve dhe emaileve të ndryshme rezultonte se ai dhe e mitura kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Në mesazhet e Jones thuhej “Kukulla ime, unë do jem babi yt nga ky moment dhe do të mbrojë nga gjithçka”. Pas këtyre mesazheve komprometuese, policia bëri ndalimin e tij i akuzuar për abuzim me të mitur.