Maqedoni, 16 maj 2014– I pakënaqur nga jeta dhe marrëdhëniet seksuale, një 49 vjeçar nga Radovishi i Maqedonisë ka prerë organin gjenital. Ai më pas organin e tij e ka hedhur në kanalizimin e shtëpisë.
49 vjeçari A.J. në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar menjëherë në Spitalin e Shtipit, ku për shkak të gjakderdhjes së madhe dhe komplikimeve të tjera është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup.
Viktima, aktin e prerjes së organit të tij gjenital, e ka bërë pas përkeqësimit të gjendjes së tij psikike.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





