Shtyhet seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin dhe katër të pandehurit e tjerë, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqja dhe Endri Zela. Prokuroria do të jepte sot pretencën për të pandehurit, por nuk ka pasur gati konkluzionet. Për këtë arsye, organi i Akuzës pritet të japë vendimin më 10 korrik, ndërsa procesi gjyqësor për këtë grup të strukturuar kriminal përfundoi më 12 qershor.
Shullazi dhe katër anëtarët e grupit të tij akuzohen për ‘Kanosje për shkak të detyrës kryer në bashkëpunim’, ‘Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie, në bashkëpunim’ dhe ‘Grup të strukturuar kriminal’, akuza këto që rrezikojnë me 10-15 vite burg.
Sipas organit të akuzës, ky grup i strukturuar ka kërcënuar Mynyr Konin që të tërhiqet nga gara për Rektor të Universitetit të Tiranës.
Gjithashtu, ata akuzohen se kanë kërcënuar dhe biznesmenin Ylvi Beqja, me qëllim marrjen e pronësisë së ish-hotel Vollgës në Durrës.





