Agjencia bërthamore e OKB-së vendosi të mbikëqyrë territorin ukrainas për egzistencën e të ashtuquajturave “Bomba ndotëse” siç pretendon Rusia. Këto bomba përmbajnë material radioaktiv, i cili shpërndahet në ajër kur shpërthen eksplozivi.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore pritet të dërgojë inspektorë në dy ndërtesa bërthamore ukrainase, pas pretendimeve ruse se Kievi zyrtar mund të dislokojë të ashtuquajturat “bomba ndotëse”.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, ka ftuar OKB që urgjentisht të dërgojë ekspertë për të rrëzuar në këtë mënyrë pretendimet ruse për këto bomba. Kuleba tha se Ukraina gjithmonë ka qenë transparente dhe “nuk ka asgjë për të fshehur”.
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha përmes një deklarate se dy lokacionet janë nën mbikëqyrje të Kombeve të Bashkuara dhe janë vizituar rregullisht nga inspektorët e agjencisë.
Pretendimet e Rusisë se Kievi po planifikon të dislokojë “bombë ndotëse” – që është një bombë konvencionale, por e mbushur me materiale radioaktive, biologjike dhe kimike – erdhën pas një sërë bisedash telefonike që ka zhvilluar ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, me homologët e tij nga disa shtete të NATO-s.
Zyrtarët e inteligjencës perëndimore kanë qenë të prirur të theksojnë se nuk ka asnjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë të ashtuquajturat bomba të pista ose pajisje të tjera bërthamore.
Nderkohe forcat ukrainase vazhdojnë të fitojnë terren në rajonin jugor të Khersonit. Ditët e fundit, zyrtarët e instaluar nga Moska kanë ikur nga qyteti dhe u kanë kërkuar civilëve që të evakuohen mbi lumin Dnieper në territorin e kontrolluar nga Rusia.





