SHBA, 10 shtator 2014 –  Autoritetet në Oregon të SHBA arrestuan një vajzë e cila kafshoi një grua pasi pretendonte se ishte zombie.

Jessica Rocha hyri në një shtëpi, shtyu pronaren nga shkallët, e tërhoqi nga flokët dhe më pas e kafshoi në fytyrë, ndërsa i thoshte gjithçka ishte një lojë post-apokaliptike dhe se ajo ishte një zombie.

Autoritetet thanë se Rocha ishte e dehur dhe e droguar, ndërsa shpjeguan gjithashtu se vajza ishte frymëzuar nga një lojë me zombie.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/