Një britanik që pretendon fronin mbretëror tashmë të anuluar të Rumanisë, po i kërkon një gjykatë franceze të mos e ekstradojë atë në Hungari, lidhje me një mashtrim 150 milionë euro me pronat mbretërore.
I vetëquajturi ‘Pauli i Rumanisë’ ka marrë urdhrin e ekstradimit në 2020 pasi u dënua me tre vjet e gjysmë burg për rolin e tij në shitjet ilegale të pronave të konfiskuara nga familja mbretërore, gjatë kohës së komunizmit në Rumani.
75 vjeçari ‘Mbreti Paul’, thotë se kishte të drejtë të merrte pronat e tij si trashëgimtar i mbretit Carol II i Rumanisë. Teksa lufton ekstradimin e tij në Bukuresht, ai tha në gjykatën e apelit në Paris: “Nuk kam bërë asgjë të jashtëligjshme prandaj kam besim se Franca do të më shpëtojë nga ky makth”.
Gjykata ka shtyrë vendimin për në 29 nëntor.
Paul, nipi mbretit te Rumanise – i cili ka qytetari britanike, rumune e franceze, është mes 18 të dënuarve për mashtrimin me pronat, duke përfshirë dhe biznesmenët izraelitë Tal Silberstein e Beny Steinmetz.
Avokati i tij në Francë, Laurent Pasquet-Marinacce tha se akuzat janë të lidhura me statusin e tij si trashëgimtar mbretëror.
Paul u bë i kërkuar ndërkombëtarisht në 2020 pas urdhër-arrestit të gjykatës rumune, kur në bashkëpunim me biznesmenët izraelitë ai rimori titujt e pronave luksoze në periferi të Bukuresht, mes të cilave kështjellën mbretërore Băneasa (28.6 hektarë) dhe pyllin Snagov (47 hektarë).
Më pas ai ia shiti tokat një kompanie të zotëruar nga manjati Beny Steinmetz në 2006, duke pretenduar se ishte i vetmi trashëgimtar i njohur i mbretit Carol II.
Steinmetz dhe Remus Truică, ky i fundit ish-shef stafi kryeministrit Adrian Năstase, u dënuan shtatë vjet për bashkëpunimin, i cili llogaritet se ka kushtuar 145,398,569 euro dëme.
Prokurorët thanë se Steinmetz i kishte transferuar Paul katër milionë euro në këmbim të heqjes dorë nga pretendimi për tokat dhe për mbështetje me mediat.
Gjyshi i Paul, Carol II, ishte mbreti i fundit i Rumanisë para se të dëbohej nga sovjetikët pushtues në 1947.
Babai i Paul është njohur si i biri i Carol në Portugali në 1955 dhe në Francë në 1963, ndërsa Rumania e pranoi vetëm në 2012-n.