TIRANE, 22 shkurt 2013– Partia Socialiste pritet të mbledhë sot Konventën e programit ku do të prezantojë për herë të parë të detajuar projektin e saj politik.
Konventa do të fillojë në orën 16:00 në Pallatin e Kongreseve dhe pritet të jenë të pranishëm 1300 delegatë të Kongresit.
Programin politik dhe qeverisës do ta shpallë kryetari i PS Edi Rama, në përmbledhje të të gjithë bashkëbisedimit me ekspertë, qytetarë dhe me ekspertë.
Në thelb të programit do të jetë heqja e taksës së sheshtë, ndryshimin e shëndetësisë, drejtësisë, të sigurisë, të arsimit e komplet mënyrës së qeverisjes.