Kuvendi është mbledhur këtë të enjte në një seancë maratonë plenare.
Në rend dite do të jetë prezantimi i programit qeverisës të qeverisë “Rama3”, nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Më pas do të ketë vend për debate, ku do të përfshihen edhe deputetë të opozitës, me propozime pro ose kundër të asaj që do të deklarohen nga kreu i qeverisë.
E para që mori fjalën ishte kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila i drejtoi një thirrje deputetëve në sallë, që të respektojnë masat anti-covid, duke vendosur maskat e tyre.
“Ju lutem të mbajmë maskën, vetëm në momentin kur diskutoni, e do heqim. Duhet të jemi shembull për respektimin e masave të vendosura nga Komitetit Teknik. Ju ftoj edhe të merrni vaksinën.”, tha ajo.





