29tetor 2015 – Një 44-vjeçar nga Tirana është arrestuar dy ditë më parë nga policia, pasi në autobusët urban të kryeqytetit kryente vjedhje duke u prezantuar si polic. Në pranga është vënë Sokol Selmanaj, i cili është pikasur nga një i moshuar duke tentuar t’i vidhte portofolin.
Ky person, në autobusin e linjës së Unazës, duke u prezantuar si punonjës policie ka tentuar t’i vjedhë portofolin një të moshuarit A.H. 73 vjeç, banues në Tiranë. 44-vjeçari është pikasur menjëherë nga pasagjeri i cili ka lajmëruar policinë.
/portali DurresLajm/