Armando Vajushi është zyrtarisht pjesë e Teutës. Edhe pse akordi kishte ditë që ishte arritur, futbollisti shkodran firmosi kontratën që e lidh atë me skuadrën durrsake, duke u bërë kështu përforcimi i katërt zyrtar për ekipin e Bledi Shkëmbit, pas Frashërit, Arapit dhe Bushiçit.
Lajmi për firmosjen e Vajushit është publikuar nga vetë klubi i Teutës, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.“Ka firmosur kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës.
Aramando Vajushi është përforcimi i katërt zyrtar për skuadrën durrsake. 27-vjeçar në sezonin e fundit ka qënë pjesë e F.C. Pro Vercellit”, shkrua klubi në “Facebook”.
Futbollisti shkodran Armando Vajushi, ishte përforcimi i fundit në merkato i Teutës. 27-vjeçari u rikthye në Kategorinë Superiore pas 7 sezonesh, teksa zbulon se ishte në bisedime edhe me Kukësin, por më momentin e fundit i mjaftuan vetëm 2 minuta për të firmosur me Teutën.
E keni mbyllur me futbollin jashtë Shqipërisë?
Kam luajtur te Vllaznia dhe kam patur një eksperiencë shumë të mirë në Bullgari. Për shumë rrethana nuk gjeta hapësira te Kievo. Shkova te Livorno për të fituar minuta. Kam qëndruar thuajse një vit jashtë, kohë që më ka dëmtuar. Erdha tek Teuta që të rimarr veten dhe të rikthehem në futbollit Europian.
A kishte skuadra të tjera që ju kërkuan?
Kur isha në Rumani doli një lajm që po firmosja, dhe të gjitha skuadrat e Superiores më morën në telefonin. Kemi biseduar me Kukësin deri më datë 31, por disa gjëra nuk u plotësuan. Pastaj fola me Teutën, ku mjaftuan vetëm dy minuta për të vendosur.
Si e shihni Teutën dhe kur e shihni veten të gatshëm?
Kam katër muaj pa luajtur, pastaj vitin e kaluar kam zhvilluar 25 ndeshje. Gjatë kësaj kohë jam stërvitur individualisht dhe jam gati për lojë. Sapo të vijë kartoni jam gati të luaj. Futbolli shqiptar e ka rritur nivelin prej disa ditësh. Janë Partizani, Kukësi dhe Teuta në garë për titullin kampion. Shpresoj ta fitojmë ne. Mendoj se Partizani është më i kompletuar se më favorit se Kukësi.





