Zyrtarisht Artur Magani është bërë me skuadër të re. Sulmuesi peqinas, i cili në verë kaloi nga Teuta te Liria e Prizrenit, do të mbetet në Kosovë, por do të luajë për një tjetër skuadër. Futbollisti 23-vjeçar ka bërë një sezon të mirë me bardhezinjtë dhe oferta për të ishin disa. Tashmë sulmuesi do të vitet nën urdhrat e trajneri Sulejman Starova, i cili drejton skuadrën e Feronikelit. Magani ka nënshkruar kontratën me klubin dhe ri, që ka njoftuar në lidhje me arritjen e marrëveshjes.
NJOFTIMI I FERONIKELIT – “Artur Magani është përforcimi më i ri i Feronikelit. Feronikeli ka zyrtarizuar përforcimin më të ri të klubit, i cili është lojtari nga Shqipëria, Artur Magani, që sezonin e kaluar ishte edhe një ndër golashënuesit më të mirë në Superligë. Pas një sezoni të suksesshëm të kaluar, ai i është bashkuar klubit tonë për të forcuar edhe më shumë lojën dhe për t’u bërë gati për sezonin e ardhshëm në luftën e padiskutueshme për titull. Më parë Magani ka luajtur për Lirinë e Prizrenit, teksa ishte pjesë edhe e Shkumbini Peqin, Gramshi, Kamza dhe Teuta e Durrësit”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Drenasi.
Feronikeli gjatë këtyre ditëve ka bërë disa lëvizje në merkato, teksa ka marrë nga Trepça ’89 mbrojtësit Lapidar Lladrovci dhe Përparim Ismaili. Gjithashtu është nënshkruar edhe me mesfushorin Drilon Lladrovci, si dhe sulmuesin Mevlan Zeka, i cili ashtu si Magani është marrë nga Liria e Prizrenit. Peqinasi në këtë mënyrë është afrimi i katërt te Feronikeli, që kërkon të rikthehet te titulli kampion dhe po punon fort në merkato për t’u përforcuar në kohë.





