Disa ditë pas dorëheqjes së drejtoreshës së komanduar të ASHK Durrës, Risena Xhaja, prezantohet drejtoresha e re e Kadastrës.

Bëhet fjalë për juristen Xheni Agolli, e cila është prezantuar sot zyrtarisht para stafit.

Drejtoresha e re është e disata titullare që vihet në krye të Kadastrës së Durrësit në vitet e fundit, pasi komandimet dhe largimet kanë qenë të shpeshta në këtë institucion të rëndësishëm.

M.B.